Kandidati për deputet me numër 109 nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar qeverisjen aktuale për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se premtimet për reforma dhe përmirësime nuk janë realizuar.

Në një postim publik, Haxhiu ka deklaruar se gjatë gjashtë viteve të qeverisjes së Albin Kurti, sistemi shëndetësor është përballur me degradim, lista të gjata pritjeje për pacientët dhe largim të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova.

Ai ka bërë të ditur se në takime me mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë janë diskutuar problemet kryesore me të cilat po përballet ky sektor, ndërsa ka prezantuar edhe zotimet që, sipas tij, do të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes.

Sipas Haxhiut, prioritet do të jetë ndalimi i krizës në shëndetësi, rritja e pagave për profesionistët shëndetësorë me 50 për qind, ndalimi i ikjes së mjekëve, implementimi i sigurimeve shëndetësore dhe investimet serioze në kujdesin ndaj pacientëve.

“STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN!”, ka përfunduar mesazhin e tij kandidati i Partia Demokratike e Kosovës.