Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, ka bërë të ditur se dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar ta sulmojnë pasditen e së shtunës në afërsi të një barnatoreje në Prishtinë

Sulmin ndaj Buzhalës e ka dënuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka ftuar organet e rendit që të merren me rastin.

“Tentim sulmi naj një gazetari është i papranueshëm, por edhe i dënueshëm prandaj ftoj Policinë të merret me këtë sa më parë”, ka shkruar Haxhiu.