Haxhi Thaçi: Hashimi me Adem Jasharin u fotografuan në Shqipëri

Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka folur për ish presidentin që nga koha e luftës. Ai ka folur edhe për miqësinë ndërmjet Hashim Thaçit dhe Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Duke treguar për fotografitë e vendosur në odën e tyre në Burojë, ai foli edhe për fotografinë me Adem Jasharin.

“E pata vet ku je fotografu me Ademin, më tha në Shqipëri. Sa herë u kanë Ademi këtu. Hashimi ka pas shumë shokë. Këtu e kanë pas si seli”, tha ai në Politiko të Kanal 10.