Pas arrestimit të ish-deputetit Haxhi Shala, i cili gjatë ditës së sotme është dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë, ka reaguar djali i tij, Flakron Shala.

Përmes një postimi në Facebook, djali i tij është shprehur se nuk ka mundur të përgjigjet në telefonatat e mediave, pasi nuk kanë pasur asnjë informacion pas intervistimit të ish-deputetit.

Në postim, aio tutje është shprehur se sot kanë marrë informacione se Shala është transferuar në Hagë, dhe se nuk kanë informacione për arrestimin apo ndalimin e tij, dhe as për arsyet që është dërguar në Hagë.

“Sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë me urdhër të prokurorit, e ne si familje ende nuk kemi informacion për arrestimin apo ndalimin, e as arsyet se pse ai po transferohet në Hagë”, ka shkruar ai.

Djali i ish-deputetit ka shtuar se janë të bindur për pafajësinë e të gjithë çlirimtarëve që janë në atë gjykatë, dhe se kjo gjykatë është e njëanshme pasi po i mban çlirimtarët që e kanë mbrojtur vendin.