Haxhi Shala: “Kumedit çka me u pas ba s’kisha mujt me i bo kaq shumë reklamë djalit tem”

Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala, ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e shpalljes së djalit të tij, Flakron Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Kosovë.

Shala, i ftuar në edicion special në ‘Klan Kosova’, ka thënë se edhe po të tentonte vetë, nuk kishte arritur t’i bënte reklamë më shumë të birit të tij.

“Kumedit çka me u pas ba s’kisha mujt me i bo kaq shumë reklamë djalit tem”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka vazhduar me lëvdata për të birin e tij, duke ia përmendur universitetet në të cilat ka diplomuar ai.

“Fakultetin e ka të krym në Pragë, tash doktoron në universitetin e dytë në Pragë, të gjitha bursat e këtyre universiteteve i ka arrite. Jo që është i jemi, po çdokush flet për fminë e vet”, ka thënë ai.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e ka pezulluar vendimin për shpalljen e Flakron Shalës Konsull të Përgjithshëm në Pragë.