Haxhi Shala i AAK-së s’ka të ndalur, i futet Fatmir Limajt në Malishevë dhe ia merr anëtarësinë

Që nga dalja prej NISMA-s për Kosovën, deputeti Haxhi Shala, po vazhdon t’i merr elektorat partisë së Fatmir Limajt, dhe po e forcon partinë e tij të re, AAK-në.

Shala sonte ka takuar disa qytetarë të fshatit Pagarushë, të cilët më parë e kanë përkrahur në NISMA dhe tash rreshtohen afër tij tek AAK-ja.

Luan Kryeziu, një nga akvistët ka shkruar në Facebook se ai së bashku me të tjerë rreshtohen krahë Shalës, postim që e ka shpërndarë në profilin e tij edhe ky i fundit.

Postimi i tij:  

Sot, në takimin e parë në fshatin Pagarushë bashkohet një numër i madh i aktivistëve dhe antarëve të kryesisë së Nisma-s të cilët aderuan dhe kaluan në subjektin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Rrugëtimin e tyre politik do t’a vazhdojnë së bashku me z.Haxhi Shalën dhe Luan Kryeziun, të cilët çdoherë ishin zëri ynë.
Që nga tash, aktivitetin tonë politik do t’a vazhdojmë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila n’a ka dhënë hapësirë të gjerë të veprimit për t’i jetësuar idealet tona politike për të mirën e qytetarëve të Malishevës dhe të gjithë Kosovës.