Ish-deputeti Haxhi Shala është dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sot ai është transferuar për në Hagë.

Avokati i tij Xhevdet Smakiqika thënë se dyshohet për fushatën që e ka nis ZPS-ja ndaj disa personave kinse për pengimin e administrimit të drejtësisë

“E vërtetë është. Sipas familjarëve dhe që kam qenë në ngjarje edhe më herët, dyshohet për fushatën që e ka nis ZPS-ja ndaj disa personave kinse për pengimin e administrimit të drejtësisë, pengimin e procedurës penale, ndikimi për dëshmitarë e të ngjashme. Është transferu sot”- ka thënë ai.