Haxhi Krasniqi i kujton fitoret e tij, ja sa breza të artë i ka fituar (FOTO)

Haxhi Krasniqi e ka zbuluar vitrinën e mbushur me breza të artë.

Disa ditë pasi Heidi, bashkëshortja e Haxhi Krasniqit, u përkujdes që t’u shfaqë pamje tifozëve të boksierit kosovar sesi duket vitrina e pasuruar e kampionit evropian në fuqi në kategorinë super të mesme, këtë e ka bërë edhe vet boksieri përmes një postimi në Instastory.

Që prej debutimit të tij në boksin profesionit në vitin 2005, Haxhi Krasniqi ka fituar shumë tituj, përfshirë titullin e kampionit evropian në kategorinë super të mesme, me bashkëshorten e tij që ka publikuar pamje të tyre.

Më 2011, boksieri nga Juniku e fitoi titullin evropian WBO në kategorinë e lehtë, pastaj titullin ndërkombëtar WBO në kategorinë e lehtë një vit më vonë.

Të njëjtin titull ai e fitoi dy vite më vonë. Më 2014, Krasniqi u shpall kampion kontinental (Evropë) në kategorinë e lehtë.

Ndërsa, nga qershori i vitit 2018, ai është kampion evropian në kategorinë super të mesme dhe tani synon titullin e kampionit botëror në këtë kategori.

31-vjeçari i ka zhvilluar 54 luftëra deri tani, nga të cilat i ka fituar 49 (17 me nokaut), dhe i ka humbur 5.

Krasniqi është duke kryer stërvitje intensive në përpjekje për të luftuar për titullin kampion bote.