“Haxhi Avdyli s’ka qëndruar të dëgjoj as përgjigjen për pyetjet në Komision Hetimor”

Në interpelancën e sotme për çështjen e dy hidrocentraleve të operatorit “Kelkos Energy”, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur deputeti Haxhi Avdyli duke akuzuar se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit se kanë vepruar gjatë punë së Komisionit Hetimor për Hidrocentrale.

Ky komision është iniciuar nga deputeti Haxhi Avdyli, që ngriti disa pyetje gjatë diskutimit në interpelancë.

Në përgjigje për Avdylin, ministri Blerim Kuçi u përgjigj, mirëpo tregoi edhe një të pa thënë deri tash.

“Deputeti Avdyli gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor ka bërë vetëm pyetje dhe ka dalë jashtë, e ka lëshuar mbledhjen. Nuk ka dëgjuar as përgjigjet për pyetjet që ka bërë. Ato përgjigje përveç meje, i kanë dhënë edhe drejtorët e departamenteve përkatëse”, ka thënë Kuçi. /Ballkani.info/