Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli ka humbur kontrollin në një intervistë në ATV, duke fyer ish-kolegët e tij nga LDK-ja dhe duke i akuzuar se më përpara takohen me klerikët serbë sesa me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Duke folur për refuzimin e LDK-së që të takohet me Kurtin për bllokadën në Kuvend, Avdyli ka përmendur takimin mes nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri me Profirijen.
“Ka probleme të brendshme [LDK-ja] sepse të thuhet se nuk takohet me partitë shqiptare është shumë e neveritshme, në të njëjtën kohë nënkryetari i kësaj partie cakërron vezët me kryepopin serb që mohon shtetin e Kosovës dhe shkon direkt në Moskë për t’u takuar me Putinin dhe kërkon nga ai që të na ndihmojë ta kthejmë Kosovën, duke i zhdukur shqiptarët, gatishmëria e tyre është shumë e lehtë që të takohen me shovenistin serb dhe nuk takohen me kryeministrin në detyrë”, ka thënë Avdyli.
“Nëse janë duke më dëgjuar ju them marre ju qoftë”, ka thënë ai.







