Haxhi Avdyli e paralajmëroi këtë gjë për 2 milionët e vjedhura nga thesari i shtetit, i kundërpërgjigjet Gani Geci

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka ironizuar me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Avdyli ka thënë se pas shkurtit nuk do të ketë më lutje përmes email-ve, duke paralajmëruar qeverinë e re.

E në një koment në Facebook, Gani Geci i është kundërpërgjigjur Haxhi Avdylit.

Ai thotë që kjo qa po e thotë Avdyli, është propagandë.

Geci ka shkuar se Avdylit edhe në shtëpi apo ordinancë të veten mund të ia vjedhin kuletën.

“E kam kogja jaran Haxhi Avdylin.

Po kjo që po thotë Haxhi Avdyli e din edhe vet Haxhia që është propagandë.

Nuk e di a ka ordinancë private Haxhia po edhe në shpi edhe në organizatë private dikush mundet me ia vjedh kuletën. Ka mundësi që ja vjedh veç paret e ja len kuletën”, ka shkruar ai në Facebook.