Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka publikuar pamje nga rruga “Agim Ramadani” ku Ministria e Kulturës sipas tij gjetjet arkeologjike i ka mbuluar me zhavor.
“Gjetjet arkeologjike nën zhavor tek Xhamia e Qarshisë! Ju kujtohet kur MKRS bllokoi punimet në një gropim të operatorëve të energjisë elektrike në trotuar për gjetje arkeologjike? Eh, ato punime tashmë kanë përfunduar. Gjetjet arkeologjike janë mbuluar me zhavor, sepse në media është dashur të arsyetohen ndalesat që i ishin bërë Kryeqytetit, e jo se këta i respektojnë vlerat”, ka shkruar Havolli.
Sipas tij, mbetje e punëve të këqija dhe të papërgjegjshme edhe nga operatori edhe nga MKRS, Komunës së Prishtinës i mbeti një dëm i madh në rrugën Agim Ramadani, që sa po e kanë rishtresuar. “Keq. Shumë keq!”, ka shkruar Havolli. /Ballkani.info/







