Havolli: Alarmi në BQK mund të ndizet edhe për 1 mijë euro

Në emisionin për ekonomi EURO n’7, Sokol Havolli ish zëvendës guvernator i Bankës Qendrore ka treguar se në institucionet bankare nuk ekziston volum për të ngritur alarmin për shpërlarje të parave

Sipas tij Banka Qendrore e Kosovës ka hartuar rregullative adekuate që parandalojnë çdo tentim për shpëlarje të parave, pasi për çdo transaksion të dyshimtë janë vetë bankat që ndezin alarmin dhe njoftojnë policinë e vendit.

“Kjo çështje është jashtëzakonisht mirë e rregulluar dhe mund të them se tek institucionet financiare kjo është e pamundur të bëhet, sepse alarmi në BQK mund të ndezët edhe për një mijë transaksion por mund edhe të mos ndizet fare për miliona euro nëse gjithçka është sipas ligjeve në vend, dhe mund të shtoj se nuk ka pas tendencë për shpëlarje parash”, ka shtuar ish zëvendës guvernatori i Bankës Qendrore tash kryeshef i kompanisë publike “Prishtina Parking”.

Në anën tjetër depozitat e qytetarëve vazhdojnë të jenë shumë më të mëdha sesa kredit aktive dhe ky është një faktor tepri me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Bankat komerciale në vend kanë ngritur fitimet e tyre për shkak të aktivitetit të tyre dhe asnjëherë në kurriz të qytetarëve, ka thënë mes tjerash ish guvernatori Havolli.