Haskuka s’mund ta besoj se Sami Kurteshi voti pro vendimit për pengimin e votimit të diasporës

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka polemizuar në rrjete sociale me një komentues në rrjete sociale për vendimin e ri të KQZ’së për votime nga diaspora.

“Ashtu si shumë parti dhe organizata në Kosovë në emërtimin e tyre e kanë fjalën Demokraci por mandati i tyre në praktikë është vazhdimi i shtetit të kapur dhe bllokimi i demokracisë”, ka shkruar.

Ndërkohë një prej komentuesve i ka bërë me dije atij që pro vendimit të KQZ’së ka votuar edhe anëtari i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi.

Haskuka përsëri ka ngulur këmbë duke thënë se ka biseduar së fundi pikërisht me Samiun ku janë pajtuar për lehtësim të votimit nga diaspora.

Haskuka duket se nuk ka qenë i informuar për votimin brenda KQZ’së.