Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar protestë paqësore njëorëshe në Mitrovicë të Veriut, Graçanicë dhe Shtërpcë, në të njëjtën kohë.

Përmes protestës së paralajmëruar të nis nga ora 12:00, serbët do të shprehin pakënaqësi për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegoniva.

Ballkani.info ka kontaktuar zëvendës Kryetarin për komunitete, Fikri Hasani, i cili ka potencuar që situatata në Shtërpcë është e qetë, duke shtuar që ka prezencë të Policisë së Kosovës.

“Situata në Shtërpcë është e qetë, t’paktën deri në këtë moment që po flasim. Për momentin nuk po vërehet mobilizim i qytetarëve për protestë, por mund të konfirmoj prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës”- ka përfunduar Hasani./Ballkani.info/