Profesori universitar

Hasani: Si mundesh me më bindë që Serbia na sulmon kur e ke komandantin e KFOR-it aty

Profesori universitar Enver Hasani tha se nuk ekziston asnjë shenjë për luftë, përderisa KFORI qëndron në Kosovë.

 “Si mundesh ti me më bind mu për luftë si qytetar që Serbia po përgatitet për luftë në ndërkohë që ti e sheh Shefin e KFOR-it aty, e KFOR është garantuesi kryesor i sigurisë aty s’ka logjikë kjo punë. Tepër naiv për me besu këtë. Ajo mund të ndodhë në një rast kur KFOR dhe aleatët perëndimore, ne siç kanë thanë në Afganistan po ikim nga këtu, por asnjë shenjë sot për sot nuk ekziston”, tha Hasani në Pressing.

“Gabimi më i madh është qe në duhet 70% të diskursit politik me provu që Republika Srpska është një entitet që është krijuar përmes pastrimit etnik të popujve joserbë, nuk ka pas bazë territoriale para 91-ës”, shtoi ai gjatë bisedës.

VIDEO BONUS: