Hasani: Mustafës i shkrova për çështjen e sigurimit të gjykatës, nuk ishte qëllim urimi

Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se një letër që i kishte dërguar Isa Mustafës në vitin 2014, nuk e kishte qëllim primar që ta uronte atë për zgjedhjen Kryeministër i Kosovës.

“Letra e ime është dërguar dy muaj pas zgjedhjes së Isa Mustafës si kryeministër dhe në atë letër e bëjë të qartë se arsyeja pse i shkruaj lidhet me çështjen e sigurimit fizik të objektit të gjykatës”, ka thënë Hasani.

“Aty nuk e ftoj atë për asnjë bashkëpunim sepse përbënë konflikt interesi por e ftoj të ma kryej punën e sigurimit të gjykatës. Letra ka për qëllim primar objektin e gjykatës dhe nuk është bërë për qëllime të urimit. Po të mos ishte çështja e objektit nuk do t’i shkruaja”, ka thënë Hasani në Klan.

Hasani është shprehur se sa ka drejtuar institucionin më të lartë kushtetues në vend, nuk ka lejuar që aty të vendosje fotografia e presidentit të shtetit, e lërë më që ai të mbante fjalime aty.

“Gjatë mandatit ime nuk janë uruar liderët ose nuk kanë marrë letra për qëllime të urimit, aq më pak që kryeministri apo presidenti të mbajnë fjalime me ceremoni”.