Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, ka pritur në aeroportin e Rinasit, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Ai ka uruar mirëseardhje përmes një postimi në X duke e falënderuar edhe për mbështetje dhe bashkëpunimin e tij ndaj shtetit shqiptar.
“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me ShBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”, ka shkruar Hasani në X.
Mirë se erdhe Antony!
— Igli Hasani (@IgliHasani) February 15, 2024
Delighted to welcome 🇺🇸 Secretary of State Antony Blinken @SecBlinken on his first official visit to Albania.
Albania's strategic partnership and cooperation with the US, our longstanding ally, will only grow stronger, built on a solid foundation… pic.twitter.com/4ib2y7scSy







