Hasani: Dy vëllezërit gjilanas të vdekur në Durrës ishin atje për të punuar

Nait Hasani, Ambasador i Kosovës në Shqipëri, ka thënë se dy viktimat e tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, dy vëllezërit nga Gjilani, kanë qenë duke punuar në Durrës.

“Nuk kemi të dhëna për viktima tjera nga Kosova. Nga pronari i hotelit kemi marrë informatat se s’kanë pasur mysafirë nga Kosova në hotel. Dy viktimat kanë qenë duke punuar në Durrës”, ka thënë Hasani.

Familjarët e viktimave nga Gjilani tashmë janë në vendin e ngjarjes.