Harta me emrat e njerëzve më të famshëm të lindur në qytetin tuaj

Dizajneri dhe gjeografi i huaj, me bazë në Londër, Topi Tjukanov ka realizuar një hartë e cila shfaq vendlindjet e njerëzve më të famshëm në secilin qytet të botës, përfshirë edhe ata të Kosovës.

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Tjukanov, llogariti rëndësinë e individëve bazuar në të dhënat e mbledhura nga platforma e internetit Wikipedia dhe uebfaqja tjetër, Wikidata.

Të dhënat marrin parasysh një sërë faktorësh, duke përfshirë numrin e klikimeve në Wikipedia, numrin mesatar të shikimeve në për çdo person nga viti 2015 deri në 2018 dhe numrin total të referencave për secilin personalitet, raporton Paparaci.

Kësisoj, njerëzit më të shquar të lindur në territorin e Kosovës ishin Rita Ora, Hashim Thaçi, Shkëlzen Maliqi, Azem Vllasi, Besnik Hasi, Luan Krasniqi, Xherdan Shaqiri etj.

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është personaliteti më i famshëm me origjinë nga Prishtina, bazuar në hartën e përpunuar nga Tjukanov.

Ndërkaq, Azem Vllasi është personaliteti më i famshëm nga Kamenica, e Luan Krasniqi më i famshmi nga Juniku. Shkëlzen Maliqi është njeriu më i famshëm me origjinë nga Rahoveci, tregon harta.

Në Skenderaj, personi më i famshëm është Hashim Thaçi, ish-president dhe ish-kryeministër i Kosovës, raporton Paparaci.

Po ashtu, në mesin e të famshmëve në komunat e Kosovës janë edhe futbollistët Ardian Ismajli në Podujevë, Almen Abdi në Dragash dhe Kamer Çaka.

Këngëtarja Remzie Osmani është personaliteti më i famshëm në Suharekë.

Harta e plotë: