Zëvendëspresidentja në ardhje, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kamala Harris, po thotë se që në ditën e parë me të marrë detyrën, bashkë me Joe Biden do të veprojnë për të shpëtuar jetët e amerikanëve nga COVID-19.
Ky reagim i Harris, vjen pas shifrave të larta me koronavirus të shfaqura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka përmendur dhe shumë jetë të humbura si pasojë e kësaj sëmundje epidemiologjike.
”Shumë njerëz janë duke pikëlluar humbjen shkatërruese të një të dashur për shkak të COVID – shumë prej të cilëve u detyruan të vdisnin vetëm”.
”Nuk duhet të jetë kështu”.
”Në ditën e parë, Joe Biden dhe unë do të veprojmë për ta marrë këtë virus nën kontroll dhe për të shpëtuar jetën e amerikanëve”.







