“Harmonia në familje”: Vjehrri, vjehrra dhe kunata e rrahin rejën në Prishtinë

Një grua ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga familja e burrit në Prishtinë.

Pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me burrin e saj, gruaja ka lajmëruar se është rrahur nga dy prindërit e burrit dhe motra e tij.

Pas kësaj, janë arrestuar babai dhe motra e burrit të saj dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga dy prindërit dhe motra e tij. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull të dy kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.