Haraqija lavdëron Cakajn dhe kritikon drejtuesit e LDK-së: Rugova iu kujtohet veç për vota dhe lekë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, duke e quajtur “arkitekt kryesor politik”.

“Më 24 maj 1992, 27 vite larg nga sot, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh për herë të parë në mënyrë demokratike President i Republikës të Kosovës. Dr. Rugova nuk ishte thjeshtë Presidenti i parë formal i Republikës së Kosovës por edhe arkitekti kryesor politik i saj në përgjithësi”, shkroi Cakaj.

“Rugova, -shkruan Cakaj-, ishte ideologu mjeshtëror i fillimviteve 90’ që e artikuloi më mirë se kushdo tjetër kërkesën për pavarësi në përputhje me nevojën për demokraci, burrështetas i pazakonshëm që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës në përmasa të pamenduara më parë, udhëheqës i jashtëzakonshëm i mosbindjes civile nën masat e dhunës të skajshme, nismëtar i palëkundur i krijimit të sistemit paralel të Kosovës dhe qytetar vetëmohues i lëvizjes paqësore të Kosovës!”.Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë shroi se “askush nuk do të shkëlqejë më shumë, nuk do të rrezatojë shpresë më tepër në kohëra të vështira dhe nuk do të shpërndajë frymëzim e idealizëm më të lartë sesa Rugova në vitet e tij! Zoti e Bekoftë Kosovën dhe Miqtë e saj”, përfundoi Cakaj, shkruan Ballkani.info.

E kujtimi që Cakaj ia bëri Rugovës e ka gëzuar Astrit Haraqinë, njëriun më të afërt të presidentit Rugova.

Mirëpo, Haraqija i ka kritikuar drejtuesit e LDK-së. “Bravo Minister ????? Se këta veç për vota dhe për lekë ju kujtohet, dhe s’kanë kohë se kanë zgjedhje farsë për b…. veten”, ka shkruar Haraqija. /Ballkani.info/