Haraqija i thumbon keq “tik-takat” e LDK-së, ua përmend shprehjen e Veselit “Ciu-ciu”

Eksponenti i hershëm i LDK-së, Astrit Haraqija i ka thumbuar zyrtarët e rinj të kësaj partie dhe ish deputetët.

Me një fotografi të Listës Ibrahim Rugova dhe me mbishkrimin “Tik-Tak” dhe “Ciu Ciu”, Haraqija duket sikur ka dashur të thotë se këta prap do të përfundojnë në koalicion me PDK-në, shkruan Ballkani.info.

“Tik-tak” është përdorur sot nga Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook pas shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa “Ciu ciu” është përdorur nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli në një ballafaqim me ish deputetët e LDK-së, Abdixhiku dhe Driton Selmanaj. /Ballkani.info/

loading…