Haradinajt s’i ka mbet hatri për refuzimin e Veselit, thotë se Kuvendi shpërbëhet pas zgjedhjeve në LDK

Kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj nuk i ka mbetur shumë hatri se pse nuk i shkoi sot për kafe kreu i PDK-së, e partneri i tij në koalicion, Kadri Veseli.

Në një paraqitje para mediave, Haradinaj ka paralajmëruar se pas zgjedhjes së kryetarit të LDK-së më 3 gusht, do të shkojnë me shpërbërje të Kuvendit.

“Pas dorëheqjes sime dhe qeveris tani është me rëndëi që me bë veprime që pasojnë dhe vendi të shkojnë në zgjedhje që sovrani me vendosë. Është një bindje e gjithë neve që zgjedhjet të ndodhin në kohë dhe të mos ketë vonës atë shohim më tutje”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, i njejti po shton se e ka dëgjuar deklaratën e kreut të PDK-së, Kadri Veselit për zgjedhje.

“Është kohë e fushatës dhe është me rëndësi e kemi dëgju deklaratën e Veselit se është për zgjedhje dhe ka bazë të mirë që ka vullnet për zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket takimit me krerët e AKR-së, e Nismës, Haradinajka bërë të ditur se janë dakorduar që të ketë më shumë koordinim e të mos humbet kohë.

Nëse procesi i shpalljes së zgjedhjeve vonohet nga presidenti, kryeministri në dorëheqje tha se do të shkojnë me shpërbërje të Kuvendit. Kjo sipas tij do të ndodhë sapo që LDK-ja të përfundojë procesin e brendshëm zgjedhor.

“Çështja kur duhet me ndodhë mocioni është më mirë mos me dhënë data askush po me koordinu një datë ku të gjitha partitë bashkohen. Nuk është interesim i tillë, interesim është të gjithë të kryejnë punë. Ne kemi ndërtu një kod etik në Alenacë, e kemi votuar. Do t’i respektojmë ligjet. Atyre që ua ndalon ligji kandidimini do ta ndalojmë”, ka thënë Haradinaj./Ballkani.info/

loading…