Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se ka pritur në kullën e tij anëtarët e familjes Gërvalla.

Kjo pas deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila kishte përdorur gjuhë ofenduese ndaj Ramush Haradinajt, duke e quajtur “gjeneral të vetshpallur”.

Haradinaj shpjegoi se ky takim ishte bërë për normat familjare e për hir të kombit, dhe se anëtarët e familjes Gërvalla kërkuan ndjesë për fjalët e thëna, duke u distancuar kështu të dy palët nga deklaratat e Gërvallës.

“Ata e panë të udhës, se ndoshta nga pakujdesia e ka bërë, dhe ata i dhanë kohë edhe Donikës për një falje, të paktën”.

Por pasi që nuk ndodhi ,ata e bënë thjeshtë për hir të kombit sepse u tejkaluan normat qytetare e familjare, dhe ne jemi distancuar nga deklaratat e saj”, tha Haradinaj në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Për më shumë mbi prapaskenat e këtij takimi, ndiqni videon e mëposhtme: