Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për një vizitë në Ankara, ku zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë turq.
Haradinaj u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, z. Mehmet Kemal Bozay, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Musa Heybet. Po ashtu, ai takoi edhe këshilltarin e lartë të Presidentit Erdogan, z. Sabri Demiri.
Njoftimi i plotë:
Sot qëndrova për një vizitë në Ankara, ku u prita nga zv. Ministri i Punëve të Jashtme, z. Mehmet Kemal Bozay, dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Musa Heybet. Gjithashtu, takova edhe këshilltarin e lartë të Presidentit Erdogan, z. Sabri Demiri. Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën.







