Haradinaj viziton policët në Merdare: Ata janë në punë kur ne festojmë

Kryeministri në detyërë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar pikën kufitare Merdare, me ç’rast ka viyituar pjesëtarët e Policisë, që bëjnë roje atje.

Haradinaj ka thënë se krahas ditëve të zakonshme, kjo vizitë është bërë për ti falenderuar ata për punën që e bëjnë edhe gjatë netëve festive.

“Kam ardhë në shenjë falenderimi me shpreh respekt për ata që janë në punë kur ne festojmë, e këtu kolegët e doganës, që vazhdojnë me shërby, që i japin shërbime qytetarëve, të paktën sonte ti themi faleminderit për këtë shërbim dhe për këtë kujdes që e bëjnë”, tha Haradinaj.