Haradinaj viziton ish-luftëtarin Avni Hysenin në QKUK, vëllai i të cilit ka vendosur ta shes shtëpinë për shërimin e tij

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar sot në QKUK ish-luftëtarin Avni Hyseni i cili po përballet më një sëmundje të rënd.

Haradinaj i ka uruar shërim Hysenit dhe ka falëndëruar stafin e QKUK-së për kujdesin që po e bëjn ndaj tij.

Ja postimi i plotë:

Sot vizitova mikun tim dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë. Duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, falënderova stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve tjerë.

Ndryshe familjarët e Avni-s janë duke kërkuar ndihmë financiare për shërimin e tij jashtë vendit.

Lexoni edhe: Humanisti dhe luftetari i UÇK-së, Adnan Hyseni me thirrje prekëse: Shes tokën dhe shtëpinë për shërimin e vëllaut