Haradinaj vizitin zjarrfikësit në prag të ndërrimit të moteve: Tashmë i kanë marrë pagat me rritje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në prag të ndërrimit të moteve i ka vizituar zjarrfikësit të cilët edhe në festë janë në shërbim të qytetarëve.

Ai ka thënë se është ndjenjë e mirë t’i vizitojë zjarrfikësit.

Haradinaj shtoi se zjarrfikësit tashmë i kanë marrë pagat me rritje për orët shtesë dhe në 2019 do të kenë koeficient të njëjtë në gjithë Kosovën.

Ja postimi i plotë i tij:

Ndjenjë e mirë, sot kur në prag të ndërrimit të moteve, i vizitoj zjarrfikësit, të cilët çdoherë e në çdo kohë janë në shërbim të sigurisë sonë, me një zotim të përmbushur. Me vendimin e Qeverisë, zjarrfikësit tashmë i kanë marrë pagat me rritje për orët shtesë dhe në 2019 do të kenë koeficient të njëjtë në gjithë Kosovën. Kemi blerë pajisje të reja dhe në ligjin e ri për paga, ky mekanizëm i sigurisë, do të ketë pagë dhe trajtim të veçantë. Ne nuk do t’i shmangemi sfidave, por do të përballemi me to edhe në vitin që po vjen. Urime!