Kryeministri

Haradinaj uron Krishtlindjen: Si popull të një trungu, për mijëra vjet kemi festuar së bashku

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shfrytëzuar rastin të urojë festën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të fesë katolike.

Ai iu ka uruar këtë festë shqiptarëve në përgjithësi, Klerit dhe Kishës e gjithashtu edhe miqve ndërkombëtarë të besimit katolik që shërbejnë në Kosovë, përcjell Ballkani.info.

Haradinaj gjithashtu ka qenë prezent edhe në Katedralen ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, nga ku ka postuar disa fotografi me mbishkrimin ‘Së bashku sipas traditës’. /Ballkani.info/

Postimi i plotë i Kryeministrit:

Të gjithë shqiptarëve katolikë, Klerit dhe Kishës, miqve ndërkombëtar të këtij besimi që shërbejnë në vendin tonë, iu përcjellë urimet më të përzemërta për Krishtlindje, kësaj feste që simbolizon lindjen e hyjnores dhe ripërtëritjen shpirtërore. Si popull të një trungu, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, andaj uroj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm udhëzues për tërë shoqërinë tonë. Në këtë natë të shenjtë, u bashkohem lutjeve të besimtarëve katolikë që vlerat hyjnore të mishërohen ndër ne, përgjithmonë. Për shumë mot Krishtlindja!