Haradinaj uron anëtarësimin e Kosovës në tregun evropian të energjisë: Punova shumë sa isha kryeministër

Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si historike pavarësimin e sistemit energjetik të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot është ditë e madhe në fushën energjetike dhe pavarësimin e plotë nga Serbia!

Për dy vite, si Kryeministër i vendit kemi punuar ngushtë dhe kemi realizuar dhjetëra takime pune, larg publicitetit, me institucionet energjetike dhe partnerët strategjik, në veçanti ShBA-në dhe Gjermaninë, që të arrihet kjo ditë.

Kosova ia doli!

Me zyrtarizimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale, i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.

Dua të falënderoj përfaqësuesit e institucioneve tona, bashkëpunetorët e mi në Kabinet, posaçërisht Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Bankën Gjermane per Zhvillim-KfW, USAID dhe gjithë akterët e tjerë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, që sot u shndërrua në storie të suksesit!

Ju faleminderit!

Urime Kosovë!