Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar festën e 7 marsit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet të rritet edhe më tej ndërgjegjësimin për rolin jetik që mësimdhënësit japin çdo ditë për arsimimin dhe zhvillimin e gjeneratave .

“Gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Janë pikërisht mësimdhënësit tanë që edhe në kohë të errëta të robërisë nuk reshtën së punuari në përhapjen e diturisë, duke u bërë udhërrëfyes për shumë gjenerata në përpjekjet tona për liri e pavarësi. Mirënjohje e respekt për gjithë mësimdhënësit për punën e tyre! Urime 7 Marsi!”, ka shkruar Haradinaj.