Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve, duke thënë se duart e tyre të vogla, mbajnë shpresat tona të mëdha.

Haradinaj në shkrimin e tij në Faceboook thotë se bota është më e bukur në sytë e tyre, jeta është e ngjyrosur me ngjyrat që shpërfaqin çiltërsinë dhe pastërtinë e shpirtit të tyre.

“Përderisa të gjithë lumturohemi kur shohim gëzimin dhe shpresën në sytë e tyre, duhet të thërrasim ndërgjegjen dhe të zotohemi që ata të rriten me arsimim, siguri dhe me dashuri të pafund” shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

“Duart e tyre të vogla, mbajnë shpresat tona të mëdha”!

Bota është më e bukur në sytë e tyre, jeta është e ngjyrosur me ngjyrat që shpërfaqin çiltërsinë dhe pastërtinë e shpirtit të tyre.

Përderisa të gjithë lumturohemi kur shohim gëzimin dhe shpresën në sytë e tyre, duhet të thërrasim ndërgjegjen dhe të zotohemi që ata të rriten me arsimim, siguri dhe me dashuri të pafund.

Gëzuar 1 Qershorin, për të gjithë fëmijët!
RH