Haradinaj: Uroj të thellohen marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Italisë

Kryeministri Ramush Haradinaj, me ftesë të ambasadorit italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, ka marrë pjesë sonte në shënimin e Ditës së Republikës së Italisë.

Haradinaj tha se Italia në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën.

“Si mike e Kosovës, Italia në vazhdimësi ka mbështetur perspektiven tonë të integrimit dhe ka qenë afër nesh në proceset më të rëndësishme të shtetndërtimit”.

“Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve tona, uroj që të thellohen edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.