Haradinaj u takua me ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall

Haradinaj ka shkruar në Facebook se me ambasadoren finlandeze përveç që ka biseduar për proceset aktuale ka shqyrtuar edhe projektet potenciale që janë me interes për Kosovën dhe Finlandën.

Postimi i Haradinajt:

Me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, biseduam për proceset aktuale që po kalon vendi ynë. Në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shqyrtuam projektet potenciale që do të ishin në interesin tonë të përbashkët.