Haradinaj: Trendet globale për energji të ripërtëritshme, tashmë realitet edhe në Kosovë

Kryeministri në detyrë, njëherit kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër të ardhshëm, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është e hapur për investitorë të huaj, shkruan Ballkani.info.

Haradinaj ka përmendur prodhimin e energjisë nga era në Kamenicë dhe ka premtuar se së shpejti një gjë e tillë do të fillojë edhe në Mitrovicë.

“Kosova e hapur për investitorë të mëdhenj. Trendet globale për energji të ripërtëritshme, tashmë realitet edhe në Kosovë. Kamenica tashmë e ka realitet prodhimin e energjisë nga era e së shpejti edhe Mitrovica. 32 Megavat energji, Kosovës dhe rajonit i vijnë nga kodrat e Kamenicës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në facebook.

Tutje Haradinaj ka treguar se sot do të jetë në Viti e Kamenicë, ku bashkë me qytetarët thotë se do t’i ndajë zotimet e tij për mbështetje bizneseve, hapje ndaj investitorëve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së ripërtëritshme./Ballkani.info/

loading…