Haradinaj tregon sa shumë e do Amerikën. “Në këtë familje askush nuk lufton i vetëm” (FOTO)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u ngjit sot në bjeshkën e Belegut, në Deçan, pas një takimi të vështirë që kishte me nënsekretarin amerikan për politikë, David Hale.

Takimet e kryeministrit me amerikanët janë shpeshtuar kohëve të fundit, pas presionit të SHBA-së për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Pas takimit, Kryeministri ka vendosur që përmes një mbishkrimi të tregojë se sa shumë e do Amerikën.

Në fotografitë e postuara në Facebook nga ngjitja e Haradinajt në bjeshkët e Belegut, shihet bluza e kryeministrit e cila ka të stampuara dy flamuj, atë të SHBA-ve dhe të Kosovës.

Në sfondin kryesor të asaj se çka Haradinaj kishte veshur sot në bjeshkë është edhe harta e Kosovës, në të cilën është i shkruar një mesazh.

“In this family no one fight alone – Në këtë familje askush nuk lufton i vetëm” – shkruan në bluzën e Haradinajt, e që në shqip do të thotë “në këtë familje askush nuk lufton vetëm”. /Ballkani.info/