Kryeministri i Kosovës sot ka vizituar Komunën e Prishtinës në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndër tjerash Kurti është pyetur edhe për zhvillime tjera sidomos për akuzat që mbrëmë janë bërë kundrejt tij nga presidentI i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka pyetur mbrëmë sesi është e mundur ndër shumë të burgosur tjerë Kurti të jetë i priviligjuar, madje të jep intervista.

“Për besë këto akuza më herët i ka bërë edhe presidenti tash edhe Haradinaj, aty ka pasur shumë të burgosur. Këto akuza nuk qëndrojnë çfarë të bëjmë që kemi fituar me 6 tetor”, ka thënë Albin Kurti.

Albin Kurti ishte i burgosur politik në Serbi për shkak të aktivitetit politik si pjesë e zyrës së UÇK-së në Prishtinë. /Ballkani.info/