Haradinaj: Të jemi të vetëdijshëm me sfidat që përballen personat me autizëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ka thënë se institucionet duhet të jenë të vetëdijshme për sfidat me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre.

“Ndonëse kjo ditë na ka gjetur në një kohë të pazakontë, me krizën e pandemisë, ne, shoqëria dhe institucionet, duhet të vazhdojmë të kujtojmë e të jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre”.

“Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.