Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me ish të Dërguarin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Koosvë, Kai Eide.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se me diplomatin Eide kanë shkëmbyer pikëpamje rreth situatës në vend e rajon.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Kënaqësi të prisja sot në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide. Me diplomatin e shquar, shkëmbyem pikëpamje rreth situatës në vend e rajon, dhe biseduam për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës. Si mik të vendit tonë e falënderova për mbështetjen e tij dhënë të drejtës sonë në tavolinat diplomatike deri në pavarësinë e plotë të Kosovës.