Haradinaj takon homologun holandez i kërkon që shteti i tij të rishikojë qëndrimin për vizat

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla po qëndron në një vizitë zyrtare në Hagë të Holandës ku është takuar me homologun e saj Stef Blok.

Haradinaj-Stublla i ka kërkuar homologut të saj që Holanda të rishikojë qëndrimin e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën

“Diskutuam edhe për mungesën e liberalizimit të vizave pas përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, dhe kërkova nga z.Blok që Holanda të rishikojë qëndrimin skeptik ndaj kësaj agjende. I dorëzova poashtu edhe raportin e azhurnuar të Kosovës për gjendjen në sundim të ligjit, krimin e organizuar, dhe migrimin – çështje këto që ndërtojnë qëndrimin skeptik holandez – dhe e ftova të shkëmbejmë grupe të përbashkëta punuese në nivel ekspertësh që do të adresojnë shqetësimet e autoriteteve holandeze”, ka thënë Haradinaj-Stublla.