Haradinaj takon emisarin norvegjez për rajonin: Dialogu të vazhdojë pa kushte, në kufijtë aktual

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është takuar sot me të dërguarin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sanees Bjornstad.

Kreu i AAK-së ka thënë se në këtë takim ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë, ndërkohë ka përsëritur se negociatat duhet të vazhdojnë pa kushte dhe në kufijtë aktual.

Ndërkohë Haradinaj pritet që sot të takohet edhe me Përfaqësuesin e Presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili aktualisht është duke qëndruar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

loading…