Haradinaj takohet me Metën në Prishtinë

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, është takuar sot në Prishtinë me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Ai tha se ky takim ishte një rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët
përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

loading…