Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me Kordinatoren për zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Haradinaj ka thënë se është njoftuar për reformat e reja që kjo organizatë po i implenton në misionet e saja përfshirë edhe Kosovës.

“Përkraha idenë e zbatimit në praktike të fondit të besimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm-SDG, në favor të fuqizimit të rolit të institucioneve tona dhe bashkëpunimit me Agjencitë e OKB-së, si një mekanizëm i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe adresuar më mirë interesat e shoqërisë”, ka shkruar ndër të tjerash kryeministri, përcjell Ballkani.info.

Në fund, Haradinaj ka thënë se qeveria dhe institucionet e Kosovës, janë të gatshme që bashkarisht të çojnë përara projekte të rëndësishme si në fushën e edukimit, barazisë gjinore, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, fuqizimit të rolit të gruas etj. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Haradinajt: