Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u takua sot me drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefin.
Përmes Facebook-ut, Haradinaj ka shkruar se me Istrefin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në këtë kompani si dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, duke përfshirë edhe kontratën me Z-Mobile.
Kryeministri tutje ka bërë të ditur se qeveria do të angazhohet për qendrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit.
Mirëpo, i pari i Qeverisë nuk ka dhënë më shumë detaje, derisa ende nuk dihet se çka është vendosur me borxhin që kanë kërkuar kompania Z-Mobile të ju jepet brenda javës.
Në agjendën e kryeministrit Ramush Haradinaj sot nuk ishte paraparë një takim i tillë, mirëpo nga PTK që prej marrjes së letrës nga Z-Mobile kanë kërkuar takim me Qeverinë e Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në mënyrë që t’i ndihmojnë që ndërmarrja të mos shkojë drejt falimentimit.







