Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se i kanë marrë veprimet e nevojshme që të parandalohet tërheqja e njohjeve për Kosovën nga dy shtete.

Ajo tha në Rubikon me Adriatik Kelmendin se kjo ka ndodhur me të marrë detyrën e Ministres së Jashtme, dhe se dy shtetet për të cilat ajo pohon një gjë të tillë vijnë nga zona e Paqësorit, njofton Klan Kosova.

”Ka pasur paralajmërime se dy shtete mund të tërhiqnin njohjen e shtetësisë së Kosovës”.

”Kemi marrë veprimet e nevojshme bashkë me aleatët tanë që të parandalohet një gjë e tillë”.

”Jemi vu në kontakt direkt me përfaqësues direkt të atyre shteteve, dhe fatmirësisht nuk ka ndodhur”.

”Janë nga zona e Paqësorit”.

”Fatkeqësisht edhe në mbledhjen e sotme kërkova që të mbyllet për opinionin publik një pjesë e raportimit tim për këto tema që kanë sensitivitet të lartë për interesin e shtetit por për shkak të zhvillimeve aty kjo gjë mu pamundësua”, u shpreh ajo.