Haradinaj-Stublla reagon pas publikimit të dokumentit nga mediumi i afërt me qeverinë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka ndërlidhur dokumentin e publikuar nga mediumi i afërt me Qeverinë me “politikat e heshtura” të kësaj të fundit.

Haradinaj-Stublla, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se “politikat e heshtura jo vetëm që janë në zbatim, por kanë avancuar në nivelin e ‘publikimit’ të dokumenteve ndaj medieve të afërta me qeverinë”.

Në dokumentin që iu është dërguar në redaksi mediumit të afërt me qeverinë, pretendohet se dokumenti është “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, “si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale.

I njëjti medium ka thënë se nuk ka arritur ta konfirmojë autenticitetin e dokumentit të pranuar.

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE’së, ka njoftuar përgjatë së hënës se 11 maji do jetë dita kur Kurti e Vuçiq do takohen për të diskutuar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.