Sulmi në Banjskë

Haradinaj-Stublla: Pesë muaj pas sulmit në Banjskë, s’ka aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka është ankuar se pesë muaj pas sulmit në Banjskë, nuk ka aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Haradinaj-Stublla ka thënë gjithashtu se se Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës.

“Pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjakut! Ende nuk ka aktakuzë për Radojçiqin që pranoi krimin, dhe Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës (me votë të të gjitha partive politike) me 360 mijë euro nga KQZ dhe 250 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës!”, ka shkruar ajo në “X”.

Më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.