Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka nisur vizitën zyrtare në Turqi me homazhe tek varri i presidentit historik Mustafa Kemal Ataturk.

Kryediplomatja kosovare ka vendosur kurora lulesh tek memoriali i Ataturkut.

“Fillova vizitën zyrtare në Turqi duke bërë homazhe tek figura dhe themeluesi i Turqisë modern dhe trashëgiminë e presidentit historik, Mustafa Kemal Ataturk.  Duke marrë pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave në Mauzoleun madhështor Anitkabir këtë mëngjes”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Started the official visit in #Turkey by paying homage to the figure of the founder of modern #Turkey & legacy of the historic President #MustafaKemalAtaturk, participating in a wreath-laying ceremony at the magnificent #Anitkabir Mausoleum this morning. pic.twitter.com/ZAtrqNUhSV

— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) December 28, 2020